Kosova, u kërkon teste të Covidit-19 qytetarëve të vendeve të rajonit

Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga sot. Ndër to është edhe vendimi, i cili obligon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnjë e Hercegovinës, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, të dëshmojnë se nuk vuajnë nga COVIDI-19, transmeton IndeksOnline.
Kjo do të bëhet me vërtetim që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.