17:05 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Paralajmërimi i OBSH-së: Kriza e Coronës mund të thellohet edhe më shumë

Situata me Covid-19 ka potencial që cdo herë të bëhet edhe më e rëndë, nëse shtetet nuk marrin masa themelore shëndetësore për të parandaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, transemton IndeksOnline.

“Shumë shtetet  kanë marrë masa të gabuara, ndërsa virusi mbetet armiku numër një për qytetarët”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton independent.

“Nëse masat themelore nuk ndiqen, mënyra e vetme që pandemia të largohet, është që situata të shkoj duke u keqësuar e duke u keqësuar edhe më shumë. Mirëpo në këtë mënyrë nuk do të vazhdoj”, tha tutje Ghebreyesus./IndeksOnline/