75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Lladrovci i jep përkrahje 40-shit të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dhënë përkrahje kandidatit për deputet Kujtim Demiri për zgjedhje e 7 qershorit.

Sipas Lladrovcit, Demiri është përfaqësues i gjeneratës, e cila e do Kosovën më të mirë.

Postimi i plotë:

Kujtim Demiri me numrin 40, është vlerë e listës së PDK-së, është përfaqësues i gjeneratës e cila e do Kosovën më të mirë, sepse bart të gjitha të mirat e traditës familjare atdhetare e profesionale.

Kujta për herë të parë i hyn garës për deputet i kuvendit dhe konsideroj që e meriton votën e qytetarëve të cilët besojnë në profesionalizëm, me përgjegjësi dhe mundësi, për t’i thënë stop krizës, ta ndryshojmë Kosovën!

#PDK125

#BedriHamza1

#KujtimDemiri40