PDK-ja kërkon vendim urgjent, për rritjen e pagave të profesionistëve të shëndetësisë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të marrë vendimin për rritjen e pagave të profesionistëve të shëndetësisë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e pagave.
Deputeti nga radhët e kësaj partie, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Po ashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë”, ka thënë Haxhiu.