S’ka ku më keq, Roma lihet në “baltë”, nga partneri kryesor

Roma ka humbur gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve dhe tashmë po lufton vetëm për të qëndruar në vendin e pestë që e dërgon në Europa League.
Por gjatë ditës së sotme, skuadra nga kryeqyteti italian ka njoftuar se ka humbur një nga partnerët kryesorë të tyre, shkruan Indeksonline.
Kompania e mbathjeve sportive “Nike”, ka ndërprerë para kohe marrëveshjen me skuadrën e Romës dhe më nuk do të prodhojë fanella për sezonin e ardhshëm.
“Nike” ishte partner i Romës që nga viti 2013 dhe kishte marrëveshje edhe për tre vjetët e ardhshëm.
Tani skuadra ka shumë pak kohë për të gjetur një partner të ri, që di t’ia prodhojë fanellat për edicionin e ardhshëm. /IndeksOnline/
#ASRoma and Nike to end technical sponsorship.
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 16, 2020
More ➡️ https://t.co/Z0YIMbSwUT pic.twitter.com/XXjpMipnWV