Selimi flet pas takimit në Bruksel: Është koha për të arritur progres

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ishte pjesë e delegacionit kosovar, të udhëhequr nga Kryeministri Hoti, në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel.
Ai tha se fokus i diskutimit ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve, shkruan Indeksonline.
“Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues. Tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, adresimin e dëmeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat”, u shpreh Selimi në Facebook.