Shteti i dëmtuar në kohë pandemie, paguan pagat e 20 mijë shërbyesve civilë e që 80 % e tyre s’punojnë fare

Shteti i Kosovës, jo rrallë është kritikuar si nga organizatat vendore e ndërkombëtare si dhe institucionet e Bashkimit Evropian për numri e madh të të punësuarve në administratën publike. Zakonisht janë cilësuar si barrë e madhe për buxhetin ashtu të limituar të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Hulumtuesi i lartë në GAP, Bekim Salihu, ka thënë se shifrat të cilat tregoj tani për situatën e administratës publike dhe mbingarkesën e saj janë dëmi që i kanë shkaktuar udhëheqësit politik, duke punësuar 20 persona në vendet ku janë kërkuar vetëm dy të tillë.
“Kosova ka rreth 20 mijë persona të punësuar si shërbyes civil (e rreth 100 mijë si shërbyes publik) Shërbyesit civil brenda një viti tërheqin paga nga buxheti i shtetit rreth 96 milionë euro, aktualisht shteti po funksionon me 20% të shërbyesve civil (stafi esencial) 80% janë të shpija. Kjo shpërfaq dëmin që udhëheqësit politik i kanë bërë administratës e rrjedhimisht buxhetit, në një pozitë ku janë kërkuar dy persona i kanë punësuar 20”, ka shkruar Salihu në Facebook.
E në një situatë të tillë, shteti duhet t’i paguaj në vazhdimësi punonjësit e vet,. Ndërsa ekspertët e administratës publike disa herë kanë këshilluar që mënyra e vetme për të ulur numrin e këtij stafi është që kur personat pensionohen, mos të mbushen me persona të tjerë pozitat e tyre.