75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aktakuza ndaj 38 personave dhe një kërkesë për sekuestrimin e 2 automjeteve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin dy (2) automjeteve, një i markës “VË-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve.

Raporti për  së cilin prokurori:

Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24- orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve, një i markës “VË-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve, të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t’u kryer vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, gjatë 24- orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore e Gjakovës, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24- orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.