Thaçi futet në Kosovë nën përcjelljen e motoristëve dhe Policisë së Kosovës

Pas katër ditësh intervistimi nga Prokurorët e Gjykatës Speciales në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë.
Atij iu organizua një pritje madhështore nga qindra simpatizantë të tij, ku kishin dal për ta pritur në pikën kufitare në Morinë, shkruan Indeksonline.
Në pamjet e siguruara shihet se presidenti është futur në Kosovë nën përcjelljen e motoristëve dhe Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi, presidenti ka njoftuar se nesër në ora 20:00 do të flet për katër ditët e kaluara në Hagë.
“Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, është shprehur ai./Indeksonline/


