Përfundojnë pjesët e para në Superligën e Kosovës: Qetë në Gjilan, Ballkani e “nokauton” në fund Prishtinën

Kanë përfunduar pjesët e para në javën e 31-të të Superligës së Kosovës.
Në derbin e madh mes Dritës e Gjilanit, pas 45 minutave, rezultati është 0:0. Kjo pjesë e parë u karakterizua me shumë ndërhyrje.
Ndryshe është në Suharekë, ku Ballkani po fiton kundër Prishtinës me rezultat 2:1.
Rezutat befasues është në ndeshjen Trepça 89-Llapi. Vendasit nga Mitrovica po shënojnë fitore me rezultat 3:1 kundër llapjanëve.
Gol pati edhe në ndeshjen mes Flamurtarit e Feronikelit, ku kryeqytetasit pas 45 minutave po janë në epërsi me rezultat 1:0./Indeksonline/