Arsenal në finale të “FA Cup”, tjetër dështim i Manchester Cityt

Pasi e humbi Premier Ligën, Manchester City e ka humbur edhe “FA Cup”.
“Qytetarët” pësuan humbje në gjysmë-finale nga skuadra e Arsenal me rezultat 2:0, transmeton Indeksonline.
Dy golat për Arsenalin i shënoj Aubameyang në minutën e 19-të dhe 71-të.
Përkundër dominimit në fushë, City nuk arriti që të shënoj asnjë gol sot.
Këto sinjale nuk janë aspak të mira për Pep Guardiolan para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid./Indeksonline/