75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / L A

Smajli lë Ballkanin, i bashkohet kampionëve të Shqipërisë

Geralb Smajli është bërë me skuadër të re.

Ai ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, ku do t’i bashkohet kampionëve të Superiores, Egnatia.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi rrogozhinas, në faqen e tyre zyrtare.

“Mirësevjen në familjen e Egnatias, Geralb Smajli! Një kapitull i ri nis sot me fanellën bardhejeshile.  Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me Egnatian!”, shkruhej në njoftimin e Egnatias në videon e prezantimit të futbollistit.

Smajli, kishte bërë 65 paraqitje me Ballkanin ku shënoi 2 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/