Shala për ushtarët e rënë në Betejën e Rahovecit: U bënë gurthemel të lirisë e pavarësisë së Kosovës

22 vjet më parë, pas një sulmi të forcave serbe në Rahovec, mbetën të vrarë shumë shqiptarë.
Deputeti nga AAK-ja, Haxhi Shala ka kujtuar ushtarët e rënë në Betejën e Rahovecit, shkruan Indeksonline.
Ai tha se në vijat e para të frontit, ushtarët e UÇK-së, shndërruan jetët e tyre duke rënë dëshmorë dhe duke u bërë gurthemel të lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Ushtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare, Sadik Shala, Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi, bashkë me shumë bashkëluftetarë, 22 vite më parë në betejen e Rahovecit dhe për rreth, në vijat e para të frontit shndërruan jetët e tyre duke rënë dëshmorë dhe duke u bërë gurthemel të lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Lavdi!
HSH