75 Mall Live Search
11:07 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ballkani reagon ndaj gjyqtarëve: Goli i Mirlind Dakut ishte i rregullt

Skuadra e Ballkanit sërish është ankuar në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët në ndeshjen Ballkani – Prishtina, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Sipas klubit nga Suhareka, goli i shënuar në minutën e 49-të nga Mirlind Daku ishte i rregullt, pasi në momentin kur Daku ka prekur topin, ai ka kaluar vijën fundore në tërsi, shkruan IndeksOnline.

Ja reagimi i plotë:

Reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë gjatë ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina, Java 31, 18.07.2020

Gjatë zhvillimit të minutës së 49’ kur rezultati ishte 2:1 gjyqtari anësor (asistenti i dytë) Imran Kabashi anulon golin e pastërt të Arbër Potoku, me pretendimin se futbollisti Merlind Daku ka prekur topin duke qenë në pozitë jashtë loje. Kjo është e pa vërtet dhe plotësisht tendencioze, pasi që në momentin e prekjes së topit ai ka kaluar vijën fundore në tërësi.

Ku sipas njerës nga regullat themelore të futbollit (arritja e golit të rregullt) konsiderohet atëherë kur topi kalon më tërë perimetrin e tij vijën fundore.

Ky gabim i qëllimshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me ç’rast jemi dëmtuar rëndë.

Nuk është hera e parë që FC Ballkani dëmtohet kur ndan drejtësinë gjyqtari Gramos Shala, ju kujtojom mos akordimin e penaltisë në javen e 17 ndaj FC Vushtrria, në Vushtrri.

Duke parë nivelin e referimit të disa gjyqtarëve dhe zhvillimet e fundit të ndarjes së drejtësisë, do të kërkojmë nga organi kompetent FFK që të angazhojmë gjyqtar të huaj.