75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / L A

Ronaldo i dëshpëruar pas ndeshjes me Kongon: Nuk ishte fillimi që donim

Portugalia e nisi me barazim rrugëtimin në Kampionatin Botëror.

1-1 ishte rezultati që u mbyll në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, me Kongon që mori pikën e saj të parë historike.

Ndeshje të mirë nuk pati Cristiano Ronaldo, i cili humbi disa raste të mira që mund t’i jepnin epërsinë “Luzitanëve”.

Pas kësaj ndeshje, “CR7” bëri një postim ku u shpreh i dëshpëruar, mirëpo dha një fije motivimi për ndeshjet e radhës.

“Nuk ishte fillimi që donim, por kjo është larg të qenit e mbaruar. Kokën lart dhe fokus te ndeshja tjetër”, shkroi Ronaldo.

Portugalia, ndeshjen e radhës në grup do ta luaj ndaj Uzbekistanit./IndeksOnline/