Rashford uron rivalët historikë, tifozët e detyrojnë të fshijë mesazhin

Një rivalitet historik dhe që ndoshta Marcus Rashford as që e dinte se ekzistonte.
Manchester United dhe Leeds nuk kanë raporte te mira mes vete.
Dy skuadrat, që sezonin e ardhshëm do të kthehen të sfidohen në Premier League, do t’i japin jetë atij që njihet si Roses Derby dhe që është përkufizuar si rivaliteti më i ashpëre më i pashpjegueshëm i futbollit anglez.
Një rivalitet që ka lindur në luftën e përgjakshme të zhvilluar në Angli mes 1455 dhe 1485 mes Lancaster-ëve dhe York-ëve, degë të ndryshme të shtëpisë mbretërore të Plantagjenetëve, që u quajt pikërisht Lufta e dy trëndafilave.

Rrënjë të thella që ndoshta sulmuesi i Djajve të Kuq nuk e dinte se ekzistonin. Kështu, sapo Leeds ka siguruar ngjitjen në Premier, pas një mungese 16-vjeçare, Rashford ka publikuar një mesazh urimi të rrjetet sociale që ka qenë i detyruar ta fshijë pas polemikave të shumta që ka shkaktuar.
“Jam shumë i lumtur si tifoz ta shikoj Leeds United të kthehet në Premier League. Urime”, ka qenë mesazhi i Rashford.
Një mesazh i thjeshtë dhe pas asnjë fjalë të tepërt ose jashtë vendit, por tifozët e Manchester United nuk e kanë pëlqyer aspak.