Rrëzimi i frikshëm i Marquez, bën “sallta” nëpër pistë

Piloti i Hondas, Marc Marquez është rrëzuar gjatë garës për Çmimin e Madh të Spanjës, që është i pari për këtë sezon në Moto GP.
Spanjolli ka pësuar një rrëzim të frikshëm gjatë një kthese vetëm katër xhiro para fundit dhe është dashur të tërhiqet nga gara.
Ai duket se ka pësuar një lëndim serioz në ktahun e tij, shkruan Indeksonline.
Gjendja fizike e kampionit në fuqi të botës do të monitorohet në orët e ardhshme.
Marquez u bë protagonist i një rikuperimi të pabesueshëm, teksa ishte nisur nga vendet e fundit duke u katapultuar deri në të tretin para se të rrëzohej.
Në fund, Fabio Quartararo fitoi Çmimin e Madh të Spanjës. /IndeksOnline/