Gara tek “Ura e shenjtë” në Gjakovë, të rinjtë s’brengosen fare për koronavirus!

Për këtë ditë vikendi, shumë persona janë mbledhur tek “Ura e shenjtë” në Gjakovë, kjo pasi që po mbahen garat e kërcimit.
Ndonëse, vazhdimisht po bëhen thirrje për masa mbrojtëse ndaj Covid-19, situatë krejt më ndryshe është dukur këtu sot gjatë ditës.
IndeksOnline ka arritur të sigurojë një video disa sekondëshe, ku shihen shumë të rinj teksa argëtohen, e që rrallë ndonjëri nga ta mban maskë.
Vlen të kujtojmë faktin se gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./IndeksOnline/