Hazard si duket i ka ra pishman që shkoi te Reali, e cilëson sezonin më të dobët në karrierë

Eden Hazard u shpall kampion i La Ligas me Real Madridin në sezonin e tij të parë.
Por megjithatë në aspektin individual, belgu si duket nuk është aspak i kënaqur me përformancën e tij.
Ai madje nuk heziton që këtë sezon ta quaj si më të dobëtin në karrierën e tij si futbollist profesionist.
“Viti im i parë ka qenë shumë i keq”, u shpreh Eden, që verën e vitit 2019 u ble nga Chelsea për 100 milionë euro.
“Këtë vit, kolektivisht kemi fituar La Ligën, por unë në nivel individual mesiguri kam pasur sezonin më të keq në karrierë”.
Sido që të jetë, Eden në vitin e parë në Madrid tashmë ka fituar dy trofe, Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.
Tani do të luftojnë për Champions League, edhe pse do ta kenë të vështirë pasi në ndeshjen e parë kanë humbur 2-1 nga Manchester City. /IndeksOnline/