Arteta i foli 3 gjuhë për 10 sekonda, në ndeshjen kundër Manchester Cityt

Ardhja e Mikel Artetas në krye, i ka dhënë një ngjyrë tjetër skuadrës së Arsenalit.
Londinezët kaluan në finale të FA Cupës, duke e mposhtur një skuadër të fortë siç është Manchester City.
Kjo mund të jetë edhe meritë e madhe për trajnerin spanjoll, që po bën gjithçka në fushë dhe jashtë saj, shkruan Indeksonline.
Dhe gjatë ndeshjes, ish-mesfushori tregoi se cili është një personi inteligjent në të vërtetë.
Arteta flet shumë gjuhë: spanjisht, anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, katalonisht dhe gjuhën baske.
Dhe tifozët e dëgjuan atë duke folur tri prej tyre në hapësirën e disa sekondave për të dhënë udhëzime për lojtarët e tij gjatë lojës.
Ai foli me Joe Willock në anglisht, Alexandre Lacazette në frëngjisht dhe më pas Dani Ceballosin në spanjisht. /IndeksOnline/
Something I noticed was Mikel speaking French to communicate with Nicolas Pepe from the touchline. Arsene Wenger would be proud. My Manager ❤️ pic.twitter.com/GRiWIEaoXb
— ? (@ModernPele) July 19, 2020