Thaçi pas takimit me Bashën: Koordinimi midis Washingtonit dhe Brukselit e bën të besueshëm dhe të sigurt dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sapo ka pritur në një takim kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, raporton IndeksOnline.
E pas takimit Thaçi, deklaroi para mediave se kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe për një bashkëpunim vëllazëror, duke thënë se destinacioni i Kosovës është që sa më shpejtë të bëhet pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Thaçi ka deklaruar se përfshirja e SHBA-së në procesin e dialogut me Serbinë bashkë me Bashkimin Evropian e bën më të besueshëm dhe të sigurt për qytetarët kosovarë, tërë këtë proces.
“Duhet koordinim i ngushtë në mes të Washingtonit dhe Brukselit në këtë proces që ai të jetë i sigurt dhe i besueshëm te qytetarët. Ai duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, se ka 9 vite që po diskutojmë por me njohje reciproke sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Thaçi.
Në anën tjetër Basha i dha mbështetje të plotë presidentin në procesin e fundit , ku ai ishte intervistuar javën e kaluar nga Prokuroria e Specializuar.
“Shpreha mbështeten e plotë për Kosovën dhe krerët e luftës dhe në veçanti për të gjithë që kanë sakrifikuar çdo gjë. Në veçanti për presidentin Thaçi dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, theksoi Basha.
Edhe Basha sikurse Thaçi deklaroi se përfshirja e SHBA-së në procesin e dialogut por jo vetëm mbetet parakusht në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektiven e të gjitha vendeve të rajonit./IndeksOnline/