75 Mall Live Search
15:28 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mediat në Gjermani: Valmir Sulejmani arrin marrëveshje me klubin e madh gjerman

Sulmuesi kosovar, Valmir Sulejmani nuk pritet të jetë pjesë Mannnheim sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit gjerman “sportbuzzer”, Sulejmani ka rritur marrëveshje me ekipin e Hannover, transmeton Indeksonline.

Kosovari edhe në të kaluarën ka luajtur për Hannoverin dhe pritet që përsëri të rikthehet tek klubi i njohur gjerman.

Në Hannover luan edhe kosovari tjetër, Florent Muslija dhe tek ekipi i të rinjve, Valdrin Mustafa.

Nga sezoni tjetër pjesë e Hannover pritet të jetë edhe futbollisti i njohur, Arda Turan./Indeksonline/