34 të shëruar dhe 3 raste pozitive me COVID-19 në Mitrovicë

Sot janë konfirmuar edhe 168 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, e 3 raste janë nga Komuna e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë, Erseka Hasanaj – Barani.
Ky është postimi i saj në FB:
34 të shëruar dhe 3 raste pozitiv me COVOD-19 në Komunën e Mitrovicës.
Të dashur bashkëqytetarë,
Pas pranimit të njoftimit nga IKSHP, qyteti i Mitrovicës ka 3 raste pozitive dhe 34 të shëruar.
Trendi i rënjes së numrit të të infektuarve, natyrisht se është si rezultat e kujdesit të secilit prej nesh, duke ruajtur veten dhe familjarët tanë, duke mbajtur maskë dhe respektuar distancën sociale.
Ju faleminderit për përgjegjësinë e treguar deri më tash, është lehtësim për të gjitha insitucionet shëndetësore ky kujdes i qytetarëve. I gjithë personeli shëndetësor, policia e Kosovës dhe Inspektorët, janë në krye të detyrës, andaj të bashkagjitemi të gjithë në parandalimin e përhapjes së virusit. Preventiva kushton më pak se kurimi.