Zyrtare: Drita e merr “vizën” për Evropë

Drita ka siguruar kualifikimin në garat ndërkombëtare për herë të dytë në histori të klubit.
Pas fitores ndaj Drenicës, gjilanasit e kanë siguruar edhe matematikisht minimalisht pozitën e dytë.
Çfarëdo kombinimi i rezultateve në ndeshjen e nesërme (Gjilani-Ballkni) e më pas në takimet e fundjavës (Ballkani-Drita dhe Flamurtari-Gjilani), nuk ia rrezikon Dritës vendin e dytë.
Ekipi i Ardian Nuhiut tani ka 68 pikë në krye të renditjes, katër më shumë se Gjilani dhe pesë më shumë se Ballkani, të cilat takohen nesër.
Në rast të barazimit nesër, Drita shpallet edhe matematikisht kampione e Kosovës për edicionin 2019/20.
Më poshtë renditja aktuale e Superligës pas ndeshjes së sotme.