Pushimi për ujë gjatë ndeshjes, Van Dijk e kritikon: Nuk është mirë për tifozët!
Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk, është shprehur kundër ndërprerjeve për freskim gjatë ndeshjeve, pas barazimit 2:2 ndaj Japonisë në Kupën e Botës.
“Kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet dhe sinqerisht nuk më pëlqejnë këto ndërprerje. Nuk janë të mira as për njerëzit që po i ndjekin ndeshjet në televizion”, deklaroi mbrojtësi holandez.
Megjithatë, Van Dijk pranoi se në kushte ekstreme ato bëhen të domosdoshme.
“Nëse është vërtet shumë nxehtë, atëherë sigurisht që duhet të merren masa të tilla”, shtoi ai.
Temperaturat e larta gjatë Kupës së Botës kanë sjellë shpesh ndërprerje për hidratim, një masë që vazhdon të ngjallë diskutime mes lojtarëve dhe tifozëve../Indeksonline/

