Atalanta më e mirë në histori, thyen rekordin e Serie A

Atalanta ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Muriel në minutën e 63-të të ndeshjes.
Me këtë gol, Atalanta thyen rekordin e Serie A, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Gasperinit ka shënuar 95 gola këtë sezon, një më shumë se Napoli që mban rekordin.
Me këtë fitore, Atalanta është në vendin e dytë me 74 pikë , gjashtë më pak se Juventusi që mban kreun e tabelës. /IndeksOnline/