75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

ZYRTARE: Valmir Sulejmani prezantohet te Hannover

Sulmuesi i Kosovës, Valmir Sulejmani, edhe zyrtarisht është rikthyer te Hannover.

Pas dy sezonesh te kaluara te Manheim, 24 vjeçari ka vendosur karrierën ta vazhdojë te Hannover, fanellën e të cilës skuadër e ka veshur edhe në të kaluarën.

Lajmin për transferimin e Sulejmanit e ka konfirmuar Hannover, në faqen zyrtare të klubit.

”Jam i lumtur që u ktheva në shtëpi”.

“Sigurisht që nuk mendova gjatë kur pata mundësinë të luaja përsëri te Hannoveri”, tha Sulejmani pas prezantimit.

Sulejmani, është anëtar i Kombëtares së Kosovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për moshat e Gjermanisë.