75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Driton Kuka i nervozuar me Evropën: “As liberalizimin e tashti barriera për teste”

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, s’është aspak i kënaqur me barrierat që Evropa po krijon për kosovarët.

Ai beson se Evropa me mospranimin e testeve për koronavirusin po diskriminon kosovarët, transmeton Indeksonline.

“E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë!”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

Ja postimi i plotë i Kukës:

Pse shumë shtete evropiane spo pranojnë testimet për Covidin- 19 që bahen në Kosovë!?

Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë,as liberalizim e tash barriera me teste!
Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.

Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë!

E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i Shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu.

Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nese do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen mbrama.

Testimet në Kosovë askush smund ti kontestoj,shteti Kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU spo e bën një gjë të tillë!?

E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë!