75 Mall Live Search
13:14 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Rreth 95% jemi myslimanë, pse duhet të na pengojë një xhami e madhe?!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar protesten e mbajtur sot për ndërtimin e Xhamisë së re, në Prishtinë.

Sipas tij, protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 per qind muslimanë.

Shkrimi i tij plotë në Facebook:

Miq të nderuar

Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….

Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më tëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.

E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm. IM