75 Mall Live Search
14:31 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Capital T në krahët e Adrola Dushit! Çfarë po “zihet”?

Reperi i njohur, Capital T di si ta marrë vëmendjen dhe këtë e ka bërë edhe së fundi.

Ai ka zgjuar kureshtjen me postimin e fundit që bëri në Instagram ku shihet përkrah modeles më të bukur shqiptare, Adrola Dushi.

Reperi pak më parë ndau një fotografi ku shihet përkrah modeles, ndërsa në mbishkrim ka vendosur një emoji zemër.

Se a bëhet fjalë për ndonjë projekt, apo ata janë miq e ndoshta edhe më të afërm se sa kaq, kjo mbetet të shihet.

Mirëpo adhuruesit e tyre tashmë kanë filluar aludimet se reperi kosovar dhe modelja shqiptare mund të jenë në një lidhje dashurie.

Ndërkohë, Adrola ka vendosur të qëndrojë e heshtur, duke mos publikuar asgjë./Indeksonline/

View this post on Instagram

?

A post shared by Capital T (@truekapo) on