Mes urimesh e dhuratash, kështu e feston ditëlindjen moderatorja shqiptare

Jona Spahiu ka festuar ditëlindjen ditën e sotme mes shumë urimesh nga miqtë e saj më të afërt dhe njerëzit më të dashur.
Moderatorja ka ndarë në ‘Instastory’ lulet e ndryshme që i kanë dhuruar në këtë ditë speciale, duke treguar se sa shumë është gëzuar prej tyre.
Spahiu nuk ka harruar t’i falenderojë të gjithë miqtë e saj ditën e sotme, të cilën është duke e kaluar edhe pranë dashurisë së saj më të madhe, djalit të saj Raiden.

