Hygerta Sako ‘çmend’ rrjetin me paraqitjen e fundit verore
Moderatorja e njohur shqiptare Hygerta Sako ka publikuar së fundmi një set fotosh në rrjetet sociale, duke marrë sërish vëmendjen e ndjekësve të saj.
Në postimin e saj në Instagram, Sako shfaqet në një ambient veror, duke pozuar me bikine, ndërsa mban në dorë një pije freskuese, shkruan Indeksonline.

Fotot kanë marrë një numër të madh reagimesh dhe komentesh nga fansat, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen përvëluese.

Hygerta Sako mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj./Indeksonline/

