75 Mall Live Search
20:20 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Fillon festa e kampionëve, Drita kështu festoi pas barazimit të Gjilanit!

Skuadra e Dritës ka arritur që për herë të tretë në histori të klubit të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

E gjitha kjo pas barazimit 2:2 të Gjilanit dhe Ballkanit, në duelin e tyre të zhvilluar sot, shkruan Olle.

Kurse, skuadra e Dritës në krye me Ardian Nuhiun ishin tubuar në një vend për ta parë duelin e sotëm.

Ata, pas ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin baras, i cili më pas i shpalli kampion, filluan festën.

Në këtë festë, ishin dhe drejtorët Feti Murseli e valon Zymberi.