Deputeti Avdyli pas 3 javësh izolim, shërohet nga Covidi-19

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se është shëruar nga COVIDI-19.
Ai ka thënë se nga sot do t’i kthehet kryerjes së obligimit të deputetit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP-ja, më ka shpallur të shëruar nga Covidi- 19, pas 3 javë izolimi.
Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e radhës.
Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë, të premten pasdite do të mbaj provimet e licencës së infermierve të diplomuar, kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj! Shihemi.