Rezultatet e para në Prizren, VV kryeson garën
Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në epërsi.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Prizren ku tashmë janë numëruar 15 përqind të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 34,99 %.
Pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,88 %.
Si parti e tretë është rënditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14,94 % dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3,86%./Indeksonline/


