Paris Hiltoni flet për jetën e saj private, tregon projektet e radhës

Paris HiltonI, do të publikojë në kanalin e saj në YouTube, dokumentarin “This is Paris” më 14 shtator. Ajo foli lidhur me këtë në episodin e fundit të Jimmy Kimmel Live. Edhe pse Hiltoni, nuk hyri në detaje të mëdha, lidhur me dokumentarin që po përgatit, revista “People” raporton se videot e publikuara do të jenë një diskutim i abuzimit mendor me të cilin ajo u përball si adoleshente.
Ajo gjithashtu foli për procesin e xhirimit dhe mundësinë që iu dha për të treguar një anë tjetër të saj: “Natyrisht, unë jam mësuar të jem përpara kamerave, por gjithmonë kam qenë një person i turpshëm. Kështu që, më pëlqeu të shpikja këtë personazh dhe ta luaja “Parisin e Vjetër”. Ndërsa, të isha tërësisht vetvetja ishte një eksperiencë krejtësisht ndryshe, thuajse terapeutike. Mësova aq shumë për veten.”
“Paris Hiltoni është influencuesja origjinale dhe njeriu i parë i famshëm që adhurohej vetëm se ishte ajo, por Paris që do të shihni kësaj rradhe ju merr në realitetin kompleks së jetës së saj. Shumë më tepër se sa një markë apo yll i një reality-show, Hilton është në ankth, herë-herë e vetmuar dhe e ashpër me veten. Duke i mbijetuar abuzimit si fëmijë, marrëdhënieve të dhunshme dhe ekspozimit të jashtëzakonshëm në media, Hilton i projekton botës një karakter të vetes, për të mbrojtur atë që ka mbetur nga pafajësia e saj e rinisë. E ndjekur nga e kaluara dhe e nxitur nga një etikë e jashtëzakonshme pune, Hilton është e vendosur ta krijojë vetë fatin dhe të shtrojë vetë rrugën e saj.”, ka thënë Kim Kardashian për Paris Hilot.
Kujtojmë se Kim Kardashiani, vite më parë punonte si stilistja personale e saj.