Të shtënat me armë në Velipojë, Policia kap në pyll një nga autorët

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Të shtëna me armë dyshohet se kanë ardhur pas një konflikti të çastit mes dy grupeve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka të plagosur.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe gjatë ndjekjes në pyll ka kapur njërin nga autorët së bashku me mjetin.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë.