75 Mall Live Search
10:29 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zemaj ngushëllon familjet e dy mjekëve: Covidi-19, po dëshmon çdo ditë se është një kërcënim i madh për njerëzit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka ngushëlluar dy familjet e mjekëve që humbjën jetën sot nga Covidi-19, shkruan IndeksOnline.

Sot humbi jetën reumatologu Sylejman Rexhepi dhe kirurgu Ali Tolaj, me ç’rast Zemaj tha se shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar.

Zemaj po ashtu theksoi se Covidi-19, po dëshmon ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e njerëzve.

“Shëndetësia kosovare ka humbur sot dy profesionistë të çmuar: reumatologun Sylejman Rexhepi dhe kirurgun Ali Tolaj. Profesorin Rexhepi e pata vizituar personalisht gjatë trajtimit të tij në QKUK dhe në këtë ditë të ndarjes nga ai, jam i prekur nga vdekja e tij dhe kirurgut Tolaj. Ata, do t’u mungojnë familjeve të tyre, pacientëve dhe shtetit tonë, por vepra e tyre do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti për ata që do ta studiojnë mjekësinë.

Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin tim të thellë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë me familjet e tyre, u bëj thirrje popullatës që të rrisin kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covidi-19, po dëshmon ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e njerëzve.

I përjetshëm kujtimi për profesorin Rexhepi dhe kirurgun Tolaj!”, tha ai./IndeksOnline/