75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti kërkon nga deputetët t’i votojnë edhe 2 ligje, para pushimeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e mbajtur me presidentin Hashim Thaçi, tha se diskutuan për situatën dhe menaxhimin e saj me COVIDIN-19 si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti, gjithashtu në këtë takim tha se ai pret dhe u bën thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i kryejnë edhe dy punët ende të pazgjidhura, rishikimin e buxhetit dhe Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Unë pres dhe u kërkoj me mirëkuptim të gjithë deputetëve të grupeve parlamentare, që t’i kryejmW edhe këto dy punë që na kanë mbetur, rishikimin e buxhetit, dhe Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike para se Kuvendi të shkojë në pushimet e verës”, u shpreh Hoti.

Ai theksoi se me presidentin diskutuan edhe për punimet që po i kryen Ministria e Shëndetësisë.

“Diskutuam gjerësisht për aktivitetet që kemi ndërmarrë për menaxhimin e situatës me COVIDIN-19. E informova për punimet që po bëhen në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe strategjinë që jemi duke e ndërtuar në aspekt më afatgjatë”, tha ai.