75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Selimi pret në një takim kryetarin Haradinaj, e quan si frymëzim në raportin me drejtësinë vendore e ndërkombëtare

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka pritur në një takim kryetarin e partisë së tij, Ramush Haradinaj.

Ministri Selimi e ka vlerësuar Haradinajn për raportin e tij me drejtësinë vendore e ndërkombëtare.

“Inspiruese vizita e ish- kryeministrit, Ramush Haradinaj në Ministrinë e Drejtësisë, rrugëtimi jetësor i të cilit është shembull që synon ta ndjekë secili atdhedashës e shtetar. Raporti madhështor i tij me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, duke iu bindur asaj dy herë për të dalë triumfues, është frymëzim për t’i forcuar shtyllat shtetit të së drejtës.

Të marrësh besimin nga një lider, i cili nuk tundohet ta flijojë pushtetin për shtetin, të jepë garanci se je rreshtuar me interesat madhore për vendin. Si dëshmitar i punës së tij të pakrahasueshme dhe vendimeve historike gjatë mandatit të tij si kryeministër, që e ndryshuan drejtimin politik nga zbrapsja në faktorizim, veçmas për ushtrinë, taksën dhe ndaljen e ndarjes së Kosovës, duke krijuar një standard të ri në mbrojtje të 17 shkurtit, jam krenar që ndjek vizionin e tij për shtetin.

Bashkë në arritjen e idealeve të drejtësisë”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/