Arbër Pira tek Arbëria? – futbollisti tregon të vërtetën

Në media së fundmi ka qarkulluar një lajm se futbollisti i njohur, Arbër Pira ka arritur marrëveshje me Arbërinë.
Në një prononcim për Indeksonline, Arbër Pira, ka mohuar se ka marrëveshje me ekipin nga Lipjani.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. S’ jam as në bisedime”, kështu u shpreh Pira.
Futbollisti i njohur në të kaluarën kishte mbrojtur ngjyrat e Trepçës 89 dhe Ulpianës./Indeksonline/