75 Mall Live Search
14:17 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku afër Fushë- Kosovës

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë-Kosovës, raporton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku përveç dëmeve materiale, deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore, e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Pavarësisht këtij aksidenti, rruga ka qenë e hapur pjesërisht për qarkullim të automjeteve./IndekOnline/