Ekskluzive: Çështja e transferimit “Bekaj-Thaçi”, flasin zyrtarë nga klubi i Tiranës

Javët e fundit janë rritur shumë zërat se dy futbollistët e Prishtinës, Visar Bekaj dhe Armend Thaçi mund të largohen nga klubi kryeqytetas.
Një nga skuadrat që u përmend më së shumti ishte ajo e Tiranës që së fundmi u shpall kampion i Shqipërisë.
Në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës qarkulloj një lajm se Tirana veç se ka arritur një marrëveshje me dyshen e Prishtinës.
Në një prononcim për Indeksonline, drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi mohoj këto zëra.
“Nuk ka të vërteta. Kemi të tjera objektiva për momentin”, kjo ishte përgjigja e Laçit.
Visar Bekaj këtë sezon nënshkroi kontratë të re me Prishtinën. Së fundmi u përfolën zëra se Armend Thaçi mund të transferohet tek ekipi i Feronikelit por që u mohuan nga vet futbollisti./Indeksonline/