75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Numri i të vdekurve në vendin tonë ka shkuar në 164, si pasojë e Covid-19.

Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë e ditur se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë me koronavirus.

Në Prishtinë janë 80 raste të reja. Prishtina vazhdon të jetë bindshëm më e prekura nga COVID-19. 17 raste janë në Prizren, 15 në Ferizaj, 14 në Gjilan. Lista vazhdon me Podujevën (12), Drenasin (11), Fushë Kosovën (9), Mitrovicën (7), Suharekën (7), Lipjanin (6), Pejën (6), Vitinë (6), Vushtrrinë (5), Skenderajn (4), Deçanin (3), Malishevën (3). Nga dy raste të reja janë në Dragash, Kamenicë e Klinë. Nga një rast i ri është konfirmuar në Obiliq e Shtime.

Janë shëruar 109 pacientë. Numri i të shëruarve ka arritur në 3614.

Në 24 orët e fundit janë testuar 494 mostra. Më 213 rastet e fundit, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 6680. Sipas IKSHPK-së, të gjithë 164 të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje tjera.

Raste aktive në vend janë 2902.