75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 14 Qershor 2026 / b l

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë sot kanë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për pjesëmarrjen në Masakrën e Reçakut në janar të vitit 1999-të.

Edhe përkundër një aktakuze të ngritur lidhur me këtë masakër në dhjetor të vitit të kaluar, PSRK nuk ka ndaluar punën dhe për gjashtë muaj ka arritur të identifikojë edhe keta persona të cilët edhe i ka arrestuar sot.

Në lidhje me aksionin, para mediave detaje ka dhënë prokurori Ilir Morina.

Në konferencë, Morina deklaroi se për personat e prangosur, ka dyshime të bazuara që kishin qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë serbe dhe që kishin marrë pjesë në kryesrjen e kësaj masakre.

“Hetimet që i kemi vazhduar gjatë këtyre gjatë muajve kemi arritur t’i identifikojmë edhe disa persona që kanë qenë pjesë e njësive të veçanta të policisë së Serbisë asokohe që kanë qenë pjesë e aksionit më 15 janar në Reçak”, deklaroi Morina para mediave.