75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lugina e Preshevës në gjendje të jashtëzakonshme

Koronavirusi ka bërë që Lugina e Preshevës të kalojë në gjendje të jashtëzakonshme.

Ndonëse në fillim nuk u raportuan shumë të infektuar, tashmë i gjithë jugu i Serbisë është përfshirë nga pandemia dhe ka arritur edhe tek shqiptarët.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se janë marrë masat, por apelojnë qytetarët që të mos i neglizhojnë dhe t’i respektojnë me rigorozitet.

Deri më tani në Serbi numërohen rreth 23 mijë raste të infektuarish dhe mbi 520 viktima.