Tjetër mesfushor refuzon Manchester Unitedin

Manchester United kërkoi të nënshkruante në merkaton e verës mesfushorin e Leicesterit James Maddison.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqente shumë 23-vjeçarin, por nuk do të arrijë ta bindë.
Ai do të mbetet me “Dhelprat”, pasi bëhet me dije se ka nënshkruar një marrëveshje të gjatë me Leicesterin.
Klubi i tij i ka ofruar atij një pagesë prej 95 mijë paundësh në javë, prandaj Maddison nuk do të lëvizë.
Mesfushori është mirë te Leicester, pasi ka statusin e titullarit dhe është më i qetë.
Man.United duhet të mendojë për një objektiv tjetër në merkato tashmë, pasi morën një refuzim që nuk e prisnin.