75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtina përsëri e para sa i përket numrit të të infektuarve nga COVID-19

Komuna e Pirishtinës ka dalë përsëri e para me numrin e të të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar numrin e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit dhe prej 220 të infektuarve në nivel vendi, 81 janë nga kryeqyteti.

Rastet e tjera positive janë nga komuna e Pejës 23 raste, Ferizaji 13 raste, Podujevës 12 raste, Fushë Kosova 10 raste, Lipjani 9 raste, Drenasi 7 raste, Gjakova 7 raste, Istogu 6 raste, Gjilani 6 raste, Deçani 6 raste, Vitia 5 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenica 4 raste, Suhareka 4 raste, Klina 4 raste, Malisheva 4 raste, Obiliqi 4 raste, Shtimja 3 raste, Skenderaji 3 raste, Prizreni 2 raste, Rahoveci 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.