75 Mall Live Search
22:37 / E Diele, 26 Korrik 2020 / C E

FFK ia ktheu “shpinën” kompanisë që e mbështeti

Sot Drita ka festuar titullin kampion të Superligës në stadiumin e qytetit të Suharekës pas ndeshjes ndaj Ballkanit.

Por festa e lojtarëve nuk u pa mirë nga ta që kanë shikuar ndeshjen prej televizionit.

Kjo ndodhi për shkak se kamerat e Supersportit (kompanisë që ka transmetuar ndeshjet) mbetën mbrapa binës.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku përmes një postimi.

MOMENTI KULMINANT I KETIJ SEZONI SKANDALOZ, ISHTE POASHTU SKANDALOZ

Kompanive qe kane derdhur ne arken e FFK-se dhe klubeve te Superliges qindra mijera euro nder vite (DIGITALB dhe IPKO), sot iu kthye ne kete menyre investimi. Skena ku u ndane medaljet dhe trofeu u kthye mbrapsht me qellim, dhe abonuesit e IPKO-se dhe Digitalb pane vetem shpinen e futbollisteve gjate festes.

Vetem shikojeni…