Ajzeraj gjen klub të ri, i bashkohet Dinamo Cityt
Ish-lojtari i Dritës, Almir Ajzeraj do të vazhdojë karrierën në Shqipëri.
Ai vendosi t’i bashkohet Dinamo Cityt si transferim i lirë, duke e bërë hapin e radhës në karrierën e tij.
Ajzeraj, padyshim ka pasur një karrierë të suksesshme me Dritën, ku ka arritur të fitojë 3 tituj të Superligës, Superkupën si dhe i kualifikoi në fazën e eliminimeve në Conference League.
Ai pritet të debutojë me Dinamon, në ndeshjet që do t’i zhvillojnë në garat evropiane./IndeksOnline/

